LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk kam ambicie politike, nuk do të paraqes dhe as nuk do pranoj kandidaturë për president

Zaev: Nuk kam ambicie politike, nuk do të paraqes dhe as nuk do pranoj kandidaturë për president

Ish-kryeministri i vendit Zoran Zaev, në një status në profilin e tij zyrtarë në Facebook, ka shkruar se gjatë ditëve të kaluara qendra të ndryshme (të kota, kriminale, si dhe kombinime të të dyjave, të cilave i’u bashkua edhe ish-kryeministri dhe i arratisuri nga drejtësia Nikolla Gruevski) më përmendin në konotacione të ndryshme. Ai ka shkruar se disa eksponent e kanë lakuar emrin e tij goxha se dëshirojë të bëjë “grusht shtet” në LSDM dhe deri te ajo se do të isha kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e përbashkët të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

“E kam thënë në disa raste në periudhën e kaluar se nuk kam ambicie politike dhe dëshiroj t}i mohoj edhe një herë insinuatat e tilla për riangazhimin tim në politikë. Unë nuk do të paraqes dhe as do të pranoj një kandidaturë për President të vendit. Si kryetar i LSDM-së e kam bashkuar partinë. Ndërsa LSDM-ja e bashkuar bashkë me qytetarët rrëzuan një regjim, dhe pikërisht atëherë kur ai regjim ishte më i fuqishëm. Un asnjëherë nuk do të mendoj ta përçaj LSDM-në, as të bëj ndonjë grusht shteti në LSDM apo diçka të tillë”, ka shkruar Zaev.


Ai gjithashtu ka shtuar se dëshmi për këtë është udhëheqja ime tetëvjeçare e me partinë, si dhe fitoret shtetërore dhe elektorale të fituara nga LSDM, së bashku me shoqërinë civile.

“Sot, Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka frikë për paqen dhe sigurinë e saj. Sot po jetojmë ditët e procesit të skriningut si një fazë e negociatave me BE-në që nisëm disa muaj më parë. Sot presim me padurim bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vendlindjen tonë. Sot mezi presim gjuhën e njohur maqedonase dhe frytet e Prespës, siç është hapja e Qendrës së Gjuhës Maqedonase në Greqi”, ka shkruar në fund Zaev.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori