LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë, as nuk do të kandidoj për president

Zaev: Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë, as nuk do të kandidoj për president

Ish-kryeministri Zoran Zaev, si biznesmen ka marrë pjesë në debatin me studentët në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka folur për krizën energjetike dhe rritjen e inflacionit.

Sipas Zaevit, kriza energjetike në të cilën ndodhet sot vendi është rezultat i investimeve të pamjaftueshme në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në periudhën e qeverive të kaluara.

“Si ish-kryeministër ndoshta do të vija bast se TE Oslomej vështirë të vihej në punë. Por ja, të dy turbinat janë duke punuar. Punon Oslomej, punojnë dy blloqet në Manastir, si dhe termocentrali me gaz në Shkup. Po të isha kryeministër tani do të bëja edhe më shumë investime në energji që të ketë më shumë prodhim. Kur varesh nga të tjerët, sado miqësore të jenë vendet, gjithsesi varesh prej tyre. Unë ndoshta mund të kisha bërë më shumë si kryeministër, por ish-kryeministrat dhe qeveritë mund të bënin edhe më shumë. Prandaj duhet të mësojmë prej saj dhe të investojmë në energji”, tha Zaev.

I pyetur nga një gazetar nëse do të kthehet në politikë, Zaev refuzoi me vendosmëri.

“Nuk e kam ndërmend të kthehem në politik dhe t’ua lehtësojë disa personave. Për shkak të fondacionit ‘Zaev’ dhe aktiviteteve të mia shoqërore nuk e kam ndër mend të kandidoj as për president të shtetit. Njëzet vite jam në politik, do ta ndihmoj këtë dhe cilën do qeveri të ardhshme”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori