LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia e Veriut është aktive në proceset e sigurisë globale

Zaev: Maqedonia e Veriut është aktive në proceset e sigurisë globale

Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në proceset e sigurisë globale, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili kryeson delegacionin qeveritar në konferencën e sigurisë së Mynihut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç pjesëmarrjes në disa ngjarje brenda agjendës së konferencës, Kryeministri dhe anëtarët e delegacionit do të mbajnë disa takime dypalëshe të përbashkëta dhe të ndara.


Zaev u takua sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku u konfirmua vija rritëse e zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, me potencial për zgjerimin e marrëdhënieve të mira, veçanërisht në lidhjet ekonomike.

Gjukanoviq përgëzoi kryeministrin Zaev për statusin e shtetit të ftuar të NATO-s dhe tha se Kuvendi malazez shumë shpejt do të ratifikojë protokollin për pranimin e vendit tonë në NATO, pas së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë anëtarësim të plotë pasi protokolli të nënshkruhet nga të gjithë shtetet anëtare të Aleancës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori