Zaev: Janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë
Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk do të thonë vetëm siguri, por edhe zhvillim ekonomik i vendit, si dhe jetë cilësore për qytetarët, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham.
Zaevi gjithashtu theksoi se Qeveria është e orientuar drejt realizimit efikas dhe cilësor të reformave përmes Planit 3-6-9 që sipas tij, do t’i hapë perspektivat për qytetarët dhe për shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tanimë janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura me vullnetin politik, ndërsa Qeveria është e përcaktuar që ta sigurojë. Për këtë qëllim jemi të përkushtuar në procesin ikluziv. Qëllimi ynë është ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe shtet juridik përmes gjyqësisë profesionale. Ndërtojmë marrëdhënie të mira me fqinjët, siç është Marrëveshja vijuese që do ta nënshkruajmë me Bullgarinë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Shpresojmë se me gjithë këtë do të lëvizim në drejtim të shpejtë dhe të mirë”, theksoi Zaevi.
Fiona Mcilwham e konfirmoi mbështetjen nga Britania e Madhe për Qeverinë reformuese të Maqedonisë dhe për interesat strategjike të shtetit për anëtarësim në NATO dhe BE.
Në takim është konstatuar edhe se bashkësia ndërkombëtare me prirje shikon ndaj ndryshimeve pozitive në Maqedoni, prej të cilëve do të ketë rezultate, siç u theksua, edhe qytetarët e Maqedonisë dhe shteti në aspiratat euroatlantike.
Zaev dhe përfaqësuesja e lartë britanike biseduan edhe për mundësinë për intensifikim të bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe. Në takimin në Qeveri morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, si dhe ambasadori britanik në vend Charles Gareth./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City