LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gjyqtarët të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndët gjyqësore, do të shkarkohen

Zaev: Gjyqtarët të cilët me qëllim do të vjetërsojnë lëndët gjyqësore, do të shkarkohen

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi reforma të reja në gjyqësor pas formimit të qeverisë së re. Sipas tij, nëse gjyqtarët qëllimisht vjetërsojnë lëndët atëherë ato do të shkarkohen.

“Drejtësi për të gjithë, kjo ishte baza që dolëm në zgjedhjet e vitit 2016. Ne si LSDM dhe si parti politike dhe si koncept politik nuk tërhiqemi as një centimetër nga qëllimi që përcaktuam me qytetarët, shtet të së drejtës, rregull, drejtësi dhe disiplinë. Menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, ne do të bëjmë disa hapa për të siguruar që rruga e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik drejt drejtësisë dhe procedim të pavarur është e hapur dhe ata do të procedojnë. Ligji për Prokurorinë Publike garanton që politika nuk mund të ndërhyjë në rastet gjyqësore dhe se të gjitha rastet e korrupsionit të lartë duhet dhe do të kenë përfundime gjyqësore”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së.

“Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim të hënën , gjatë kongresit të partisë”-tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori