LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Fitimtarë janë qytetarët e dy vendeve dhe ata që ishin kundër marrëveshjes

Zaev: Fitimtarë janë qytetarët e dy vendeve dhe ata që ishin kundër marrëveshjes

Kryeministri Zoran Zaev, për Agjencinë “ANA MPA”, deklaroi se “qytetarët e vendit tonë dhe Greqisë tani mund të jenë krenar”.

“Fitimtarë janë qytetarët e dy vendeve por edhe qytetarët e rajonit, si dhe ato që ishin kundër marrëveshjes për shkak se edhe për ato vjen koha e prosperitetit, paqes dhe miqësisë. Qytetarët e guximshëm zgjodhën të lirohen nga hijet e së kaluarës dhe botës t’i ofrojnë Ballkan të ri si rajon i mundësive dhe stabiliteti politik, si rajon i zhvillimit ekonomik dhe model i integrimit”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai uroi kryeministrit grek Alexis Tsipras për votimin në Kuvendin e Greqisë.

“Nga sot shkojmë në miqësi të thellë. Nga shkojmë përpara me fuqi më të madhe për t’i bashkojmë qytetarët tonë. E ardhmja s’ka për ta na dukur si fat fatal por rrugë e përbashkët me vlera që vijnë nga familja e jonë evropiane”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/