LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Evropa është motivimi më i madh për rritjen ekonomike

Zaev: Evropa është motivimi më i madh për rritjen ekonomike

Evropa është motivi më i mirë për rritjen ekonomike, investimet e huaja direkte dhe zvogëlimin e papunësisë, tha Zoran Zaev në forumin “Maqedonia e Veriut: Përshpejtimi i reformave, përshpejtimi i integrimit evropian”, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ) dhe Qendra për Politikat Evropiane, që u mbajt në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev, në një konferencë të përbashkët me zv. drejtorin e Politikave dhe Partneritetit të BERZH-it, Pierre Heilbronn, theksoi se pas marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, presim që të përmbushet premtimi i Këshillit Evropian nga viti i kaluar, ku ishte thënë se nëse përmbushen kushtet dhe përfundojnë reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit do të pasojë fillimi i negociatave sipas kapitujve në qershor të këtij viti.

“Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar, si rezultat i kushteve të përmbushura dhe Maqedonia e Veriut tani pret që Këshilli Evropian ta pranojë rekomandimin”, tha Zaev.

Heilbronn: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE kyçe për zhvillimin ekonomik
Lexo po ashtu Heilbronn: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE kyçe për zhvillimin ekonomik

Zaev shtoi se ka pasur recesion, krizë politike, por se shumë punë kanë ndryshuar./Telegrafi/