Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në intervistë për “Utrinski Brifing”, kandidaten e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arskovska, e cila përkrahet nga OBRM-PDUKM, e ka akuzuar se posedon pasaportë bullgare.
Zaev kërkoi nga Arsovska që të tërhiqet nga gara në zgjedhjet lokale, pasi siç tha, është e pandershme dhe poshtërim për qytetarët.
“E vërtetoj se Danella Arsovska është shtetase e Bullgarisë. Kjo është çështje shumë serioze. Ajo nuk e mohon. E vërteta do të dalë deri në fund. Në Shkup zgjidhet kryetar komune, në Bullgari zgjidhet (kmet) kryetar komune. Në vitin 1941 Shkupi ka pasur “kmet”, por tani zgjedhim kryetar komune. Unë pretendoj se edhe Danela Arsovska është edhe shtetase e Bullgarisë. Problemi është politik, etik, i pandershëm. Duhet të njoftojë qytetarët. Pres që Arsovska të tërhiqet menjëherë, nëse e do pak Shkupin dhe shkupjanët. Ky është poshtërim”, tha Zaev.
Ndërsa në lidhje me këto deklarata të kryetarit të LSDM-së, ka reaguar Danella Arsovska. Ajo në konferencë për media, tha se nuk posedon pasaportë bullgare dhe se këtë do ta dëshmojë.
“I kam mohuar tërësisht këto pretendime dhe duhet të them se jo vetëm shkupjanët, por gjithë Maqedonia e di dhe beson se njerëzit që i shitën interesat kombëtare maqedonase, tani dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime të cilat unë nuk mund t’i dëshmoj me procedura”, tha Arsovska.
Sipas saj, akuzat e tilla janë vetëm dëshmi të cilat tregojnë dobësinë e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
E pyetur nga gazetarët nëse e ka mbajtur ndonjëherë emrin Daniella Jovanovska, Arsovska e mohoi edhe këtë.
Ndryshe, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Shkupit, Arsovska mori 86.698 vota, kurse në balotazh do të ketë përballë kryetarin aktual të Shkupit Petre Shilegov (kandidat i LSDM-së), i cili në raundin e parë u mbështet nga 78.783 qytetarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?
"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin
Lansohet platforma "Telegrafi Local News": Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës
Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje
Ambasadori Rohde mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb