LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Duhet të jemi të gatshëm për shifrën prej rreth 2.000 të infektuar me Covid-19

Zaev: Duhet të jemi të gatshëm për shifrën prej rreth 2.000 të infektuar me Covid-19

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TVM deklaroi se “është e frikshme që në botë por edhe te ne, coronavirusi na kapi dhe më vjen keq që bota nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar, por jam i lumtur që institucionet tregua se janë të gatshme, qytetarët besojnë në to dhe kështu duhet, për këtë shkak do ta kapërcejmë krizën”.

Ai falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësor, policët, armatën dhe shërbimet në MPJ, të cilët japin gjithçka nga vetja, me qëllim që të menaxhohet sa më mirë coronavirusi.


Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Filipçe dhe ekipet brenda, treguan transparencë të madhe, gatishmëri, qetësi që kontribuon në menaxhimin me situatën.

“Sigurisht që numri i 201 të infektuarve dhe 3 vdekjeve është i rëndë, por ne duhet të jemi të përgatitur për shifrën prej rreth 2.000, që është mesatarja e të infektuarve dhe shërimit”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori