LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Bullgaria nuk ka kërkuar ndihmë për hetimin e pasaportave bullgare

Zaev: Bullgaria nuk ka kërkuar ndihmë për hetimin e pasaportave bullgare

Bullgaria nuk kërkoi ndihmë nga autoritetet e Maqedonisë në hetimin për shitjen e pasaportave bullgare. Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev përpara gazetarëve bullgarë në Lisbonë, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

“Neve na është e qartë se shumë maqedonas kanë pasaporta bullgare dhe ne kemi bullgarë në Maqedoni. Ne nuk kemi asnjë problem, por nëse diçka është e paligjshme, Bullgaria do t’i ndalojë ato”, tha Zaev.


Zaev tha se shtetasit e Maqedonisë përfitojnë vetëm nga marrëveshja e fqinjësisë me Bullgarinë.

Në mes të 15 dhe 25 janarit, Kuvendi duhet të miratojë përfundimisht ndryshimet kushtetuese për emrin e Maqedonisë Veriore, sqaroi Zaev. Ai shprehu besimin se dy të tretat e shumicës do të sigurohen, për pranimin e ndryshimeve dhe se Kuvendi do të siguronte unitetin e Maqedonisë.

“Sepse me këtë marrëveshje, si deri më tani me marrëveshjen me Bullgarinë, ne kemi ndërprerë problemet tona dypalëshe me fqinjët tanë. Dhe ata ende kanë nevojë për t’ua dëshmuar qytetarëve të Greqisë dhe Maqedonisë se kjo është vetëm për të mirë, si me Bullgarinë, të gjithë e panë se kemi vetëm dobi”, komentoi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori