LAJMI I FUNDIT:

Zaev, Bankës Botërore: Masat e Qeverisë i zbutën pasojat, fokus afatgjatë drejt rritjes ekonomike të përshpejtuar

Zaev, Bankës Botërore: Masat e Qeverisë i zbutën pasojat, fokus afatgjatë drejt rritjes ekonomike të përshpejtuar

Masat qeveritare për mbështetjen e sektorit real, si dhe angazhimet për ndihmë të kategorive më të prekshme në kushte të krizës shëndetësore – ekonomike me fokus në përpjekjet e ardhshme për stimulimin e ekonomisë nacionale në afat të gjatë, ishin temat e takimit online të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me Masimilijano Paoluçi, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, si dhe Kun Davidse, drejtor ekzekutiv i Bordit të drejtorëve në Grupacionin Banka Botërore në Uashington.

“Në fokus të takimit ishte diskutimi për rëndësinë e analizës të bazuar mbi hulumtim reale për informimin e vendimeve për politikat drejt të cilave duhet të orientohen aktivitetet qeveritare, me qëllim të vazhdimit dhe ruajtjes së rritjes së drejtë dhe të qëndrueshme”, informojnë nga Qeveria.


Kryeministri Zaev e theksoi përkushtimin e Qeverisë për ballafaqimin me sfidat, si dhe sigurimin e kushteve për rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike në afat të mesëm dhe të gjatë, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore si partner strategjik, i cili siguron mbështetje të madhe për shtetin.

“Në takim nga ana e Bankës Botërore u theksua se masat qeveritare kanë zbutur efektet negative nga kriza, si dhe u theksua se bashkëpunimi i përbashkët në raport të propozim masave sipas përvojave botërore dhe veprimit të marrë, veçanërisht në pjesën e subvencionimit të pagave, rezultuan me ruajtjen e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Në mënyrë shtesë, masat e miratuara nga Qeveria e lehtësuan ndikimin ndaj të varfërve, që u konfirmua me norma më të ulëta të rritjes së varfërisë nga se pritej.

Në takim u theksua rëndësia që kompanitë vendore të përmirësojnë konkurrencën dhe produktivitetin për arritjen e rritjes ekonomike më të fuqishme në të ardhmen. Në këtë drejtim, mbështetja për kompanitë duhet të orientohet drejt digjitalizimit, zhvillimit teknologjik, përmirësimit të kapaciteteve për menaxhim, mbështetje e llojllojshmërisë në eksport, si dhe zbatimin e marrëveshjes të gjelbër evropiane. Në mënyrë shtesë, zhvillimi rajonal ka rëndësi të veçantë për përforcimin ekonomik, si dhe përforcimin e sipërmarrjes së grave”, thonë nga atje.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për rëndësinë e investimeve të qëndrueshme në arsim dhe në kapital njerëzor, nxitjen e inovacionit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimeve. Përfundimisht, në diskutim u theksua se për zhvillim të mëtejshëm dhe avancim të ambientit afarist, rëndësi të veçantë ka tërheqja dhe ruajtja e investimeve me vlerë të shtuar më të lartë, përmirësimi i qasjes deri te financat, si dhe ulja e konkurrencës nga sektori joformal dhe shkatërrimi i korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori