LAJMI I FUNDIT:

Yndyrat djegin yndyrat?

Yndyrat djegin yndyrat?

Konsumi i yndyrave është i rëndësishëm për personat që luftojnë me kilogramët e tepërt. Ushqimi duhet të përbëhet edhe nga yndyrat, por nga ato të shëndetshmet (të pangopura), të cilat mund t’i gjeni në ushqimet siç janë vaji i ullirit, avokado, arrat ose sardelet.

Trupi ka nevojë për yndyra për të larguar yndyrat e tepërta nga trupi. Dhe derisa duken të pazakonshme dhe aspak efikase, shkencëtarët kanë dëshmuar që ndërprerja e konsumimit të këtyre yndyrave mund t’i bëjë dëm organizmit, por edhe ta ngadalësojë dobësimin.

Për të shpenzuar më shumë kalori, trupi juaj ka nevojë për “lëndë djegëse”. Këtë lëndë djegëse e siguroni përmes yndyrave. Dhe derisa proteinat dhe karbohidratet po ashtu janë të nevojshme për shpenzimin e kalorive, yndyrat kanë veprim edhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Derisa bëni kujdes në ushqim qëllimi juaj kryesor është të reduktoni konsumin e yndyrave dhe kaloritë e tepërta.

Yndyrat dekompozohen ngadalë, por sigurojnë periudhë më të gjatë të ndjenjës së ngopjes. Në këtë mënyrë reduktoni mundësinë e ngrënies së tepërt, shpejtoni metabolizmin dhe ndihmon trupin të lirohet nga kilogramët e tepërt.

Konsumimi i përditshëm i yndyrave është kyç për ta nxitur trupin që të fillojë të shpenzojë rezervat e yndyrave. Po ashtu konsumi i yndyrave do të lehtësojë luftën me tundimet e përditshme çka paraqet ndihmesë të madhe për personat që luftojnë me kilogramët e tepërt, përcjell koha.net.

Megjithatë, e rëndësishme është të dalloni yndyrat e mira dhe të këqija.

Ato yndyra që i janë të nevojshme trupit njerëzor, janë me acide të pangopura yndyrore, ndërsa burimet kryesore dhe më të mira janë vajrat me presion të ftohët (i ullirit, lulediellit, susamit, kungullit), frutat arrore dhe peshku i yndyrshëm (tuna, sardelet). /Telegrafi/
 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori