eksperti ad

Visar Ymeri, fillimisht replikoi me Ardian Gjinin, duke thënë se Vetëvendosje nuk tenton të duket si partia më e mirë, duke përulur partitë opozitare, por ruan parimet e saj.

Ai tha se nëse Gjini dëshiron të ndryshojë qëndrimet, atëherë mund ta bëjë këtë.


Ymeri në emër të Vetëvendosjes tha se përkrah qëndrimin e AAK-së, të shkohet në pushim të seancës për 10 minuta, të bëhen bashkë tri partitë dhe ta shkarkojnë qeverinë.

“Hajde të bëhemi bashkë tri partitë dhe te shkarkojmë qeverinë”, u shpreh Ymeri. /Telegrafi/