LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Në Kosovë të ketë pagë minimale sektoriale – nuk mund të jetë njëjtë paga minimale për IT dhe ndërtimtari

Ymeri: Në Kosovë të ketë pagë minimale sektoriale – nuk mund të jetë njëjtë paga minimale për IT dhe ndërtimtari

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Kurti bëri të ditur se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.

Ish-deputeti Visar Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë  në Kosovë më së miri do të ishte te caktohet mesorja e pagave.

“Me këtë politikë do të ishte reduktuar hendeku. Mesorja nuk është mesatarja e pagave, por është një tjetër kalkulim që e merr për bazë pagën më të ulët, pagën më të lartë e pastaj kalkulohet paga”.

Ymeri thotë se në Kosovë do të ishte mirë të mos ishte vetëm një pagë minimale, por të ketë pagë minimale sektoriale.

Hoxha: Rritja e tepruar e pagës minimale do të dëmtonte ekonominë e vendit
Lexo po ashtu Hoxha: Rritja e tepruar e pagës minimale do të dëmtonte ekonominë e vendit

“Sektorë të ndryshëm të ekonomisë funksionojnë në mënyra të ndryshme. Shembull, paga minimale nuk e prek sektorin e IT-së fare pasi nuk ka njerëzit në atë sektorë që punojnë me atë pagë minimale. Paga minimale në telekomunikacion do të ishte shumë më e lartë, derisa në ndërtimtari më e ulët. Në shitje me pakicë edhe më e ulët”, deklaroi tutje Ymeri./Telegrafi/