LAJMI I FUNDIT:

Ymeri kërkon që paga minimale të rritet menjëherë

Ymeri kërkon që paga minimale të rritet menjëherë

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se paga minimale duhet të rritet menjëherë.

Kështu, ai ka kërkuar ngritje të pagës minimale në Kosovë, duke pohuar se nuk mund të ketë asnjë argument kundër rritjes së saj.

“Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë”, ka shkruar Ymeri.

Në këtë drejtim ai ka thënë se punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre.

“Me 170 euro në muaj, ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme”, ka shkruar tutje Ymeri. /Telegrafi/