LAJMI I FUNDIT:

Ylli televiziv bën shaka me tragjedinë e Michael Jackson (Video)

Ylli televiziv bën shaka me tragjedinë e Michael Jackson (Video)

Courtney Stodden vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike me veprimet e saja të çuditshme.

Kësaj radhe ajo e ka imituar ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi Michael Jacksonit në vitin 1984, kur gjatë një reklame të Pepsit, iu dogjën flokët dhe fytyra.


Dhe ylli televiziv, natyrisht nën ndikimin e alkoolit, i ka afruar flokët te një qiri i ndezur dhe ato i kanë marrë flakë, mirëpo shoqja e saj ka reaguar menjëherë për ta shuar flakën.

“Në rregull, gjatë seancës për të kontaktuar me Michael Jacksonin, flokët e mia i kaploi flaka. Mendoj se Michael Jackson ndezi zjarrin në flokët e mia për të më treguar se ishte aty. Flokët e tij i kaploi zjarri gjatë xhirimit të një reklame të Pepsit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Jackson e xhiroi reklamën para më shumë se një mijë fansave dhe në mënyrë që të dilte mirë, e xhiroi disa herë. Herën e gjashtë, nga mjetet piroteknike atë e kaploi zjarri, fillimisht në flokë e pastaj në fytyrë.

Ai u dërgua menjëherë në emergjencë, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike dhe pastaj vazhdimisht është dashur të bënte operacione plastike për këtë gjë. Krahas kësaj, Jackson pinte shumë barna, të cilët në fund ia morën jetën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori