LAJMI I FUNDIT:

Ylli televiziv australian e mbyll me dhunë një mashkull që e njohu në internet, e sulmon fizikisht dhe ia merr paratë

Ylli televiziv australian e mbyll me dhunë një mashkull që e njohu në internet, e sulmon fizikisht dhe ia merr paratë
(Foto: Instagram/suzitaylorofficial)

Ylli televiziv australian, Suzi Taylor, është akuzuar për mashtrim, mbajtje me dhunë dhe ushtrim të dhunës fizike ndaj një mashkulli 33 vjeçar, të cilin e kishte njohur përmes Tinderit dhe e kishte joshur drejt banesës së saj.

Pasi janë njoftuar në këtë rrjet social, viktima kishte pranuar të shkonte në shtëpinë e saj në vendin e quajtur New Farm në Quuensland të Australisë.


Kur ka hyrë në dhomë, 49-vjeçarja dhe një mashkull 22 vjeçar e kanë mbyllur dhe kanë kërkuar para nga ai. Ndërsa kur ka refuzuar, ajo ka nisur ta ofendojë dhe e ka sulmuar fizikisht së bashku me personin tjetër.

Ata e kanë detyruar që t’ua transferojë paratë, ndërsa ia kanë marrë edhe kredit kartelën, me të cilën ia kanë tërhequr paratë nga llogaria.

Ylli i serialeve reale televizive në Australi dhe bashkëpunëtori i saj akuzohen për zhvatje, privim nga liria, sulm dhe posedim të drogave të rrezikshme. Suzit i është caktuar paraburgim pa të drejtë për të paguar garanci.

Suzi Taylor u bë e njohur para disa vitesh nga pjesëmarrja në serialit real televiziv, “The Block” (2015), në të cilin pjesëmarrësit konkurrojnë në rinovimin dhe shitjen e shtëpive me çmimin sa më të lartë. Ajo dhe një shoqe e saj fituan 349.000 dollarë australianë (214.430 euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori