LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Mallorcas flet për problemet me shëndetin mendor, thotë se nuk ka dashur të takojë as fëmijët dhe gruan e tij

Ylli i Mallorcas flet për problemet me shëndetin mendor, thotë se nuk ka dashur të takojë as fëmijët dhe gruan e tij

Ish-kapiteni i Espanyolit, dhe tashmë ylli i Mallorcas, Sergi Darder, ka folur rreth problemeve të tij me shëndetin mendor gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit katalanas, duke thënë se ka qarë pothuajse çdo ditë.

Shëndeti mendor është akoma temë tabu në futboll, por së bashku me pjesën tjetër të shoqërisë evropiane gjërat kanë rrjedhur gradualisht drejt një pozicioni ku lojtarët mund të flasin hapur për vuajtjet e tyre.


Që nga vdekja tragjike e ish-portierit të Barcelonës, Robert Enke, gjithnjë e më shumë futbollistë kanë qenë të gatshëm të kërkojnë ndihmë mjekësore rreth problemeve me shëndetin mendor.

Darder është njëri nga ta. Në një intervistë me ish-portierin e Valencias, Miguel Moya, ai ka shpjeguar momentet e tij më të vështira në karrierë, që nga koha kur iku nga shtëpia si i ri në moshë dhe deri në vitin 2018, kur Espanyoli ra nga elita e futbollit spanjoll.

“Eshtë shumë e vështirë. Kam qarë pothuajse çdo ditë. Është një proces në të cilin duhet të sakrifikosh diçka nga vetja”, ka thënë fillimisht Darder për Movistar.

“Nuk kam dëshirë që ta fshehë këtë. Në vitin tim të parë pas rënies nga kategoria me Espanyolin unë kalova nëpër një periudhe të keqe”.

“Është e vështirë t’i referohesh si ‘depresion’ sepse është një fjalë e madhe, por kalova një kohë shumë të keqe. E mbyllja veten në dhomë gjithë ditën, madje nuk doja të takoja as gruan time dhe fëmijë e mi”, përfundoi 29-vjeçari.

Darder ka folur edhe më parë rreth vështirësive që ka hasur në luftimin e kësaj sëmundjeje, dhe tani është duke u bërë një model për të gjithë personat që vuajnë nga ky problem.

Andres Iniesta është njëri nga lojtarët që e ka shmangur fjalën depresion, mirëpo e ka pranuar se ka pasur probleme me shëndetin mendor për shkak të lëndimeve të shumta në sezonin që doli fitues i Kupës së Botës me Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori