LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Liverpoolit zbulon se cili është dallimi kryesor mes Jurgen Klopp dhe Arne Slot

Ylli i Liverpoolit zbulon se cili është dallimi kryesor mes Jurgen Klopp dhe Arne Slot

Mesfushori i Liverpoolit, Wataru Endo ka folur për trajnerin e ri Arne Slot teksa ka bërë një krahasim mes tij dhe Jurgen Klopp.

Endo, i cili ka luajtur shumicën e ndeshjeve gjatë sezonit 2024/2025 si qendërmbrojtës nën urdhrat e Slot, ka folur për përvojën e tij nën urdhrat e teknikut holandez, teksa ka bërë një krahasim të taktikave të tij me ato të Klopp.

“Nuk do të thoja se ka shumë dallim, ne duam të bëjmë presion të lartë. Mendoj se trajneri i ri është më i qëndrueshëm kështu që atij i pëlqen që lojtarët të qëndrojnë në pozitat e tyre siç ai dëshiron dhe kjo është ndryshe”.


“Por me të vërtetë e shijoj se si ai po luan për momentin dhe mendoj se të gjithë po i shijojnë taktikat e tij”, ka thënë Endo.

“Unë dikur luaja si mbrojtës kur isha 18 deri në 25 vjeç kështu që nuk e kam problem të luajë aty apo si mesfushor defanziv. Unë vetëm dua të bëjë atë që mund të bëjë”.

“Nuk e diskutoj me trajnerin se cila është pozita ime. Tani Joe Gomez ka pësuar një lëndim dhe Konate sapo është rikthyer dhe kjo është arsyeja pse kam luajtur”.

“Ai gjithashtu mendon se vendosja ime si mbrojtës është një opsion i mirë për taktikat e tij kështu që shpresojë të marrë më shumë minuta se sa më parë”, përfundoi japonezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

Serie A
Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

Ish-portieri i Barcelonës përjeton dramë pas përplasjes me rivalin, i nxjerrë nga fusha direkt për operacion

La Liga
Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Newcastle po kërkon dy yjet e Liverpoolit në këmbim të Alexander Isak

Premier League
Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

La Liga
Juventusi fillon negociatat me menaxherët e Jonathan David, por kanadezi ka kërkesa të çmendura

Juventusi fillon negociatat me menaxherët e Jonathan David, por kanadezi ka kërkesa të çmendura

Serie A
Klubi nga Liga Premier kontakton De Rossin për të marrë drejtimin e tyre

Klubi nga Liga Premier kontakton De Rossin për të marrë drejtimin e tyre

Premier League
Kalo në kategori