eksperti ad

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, është urdhëruar të dalë në gjyq nga një gjykatë në Alcobendas, pas një incidenti të ndodhur në janar të vitit 2023, kur qentë e tij dyshohet se sulmuan një adoleshent dhe dy kafshë shtëpiake, raporton Marca.

Sipas Prokurorisë, katër qentë e futbollistit francez dolën nga prona e tij luksoze pasi porta hyrëse ishte lënë e hapur, duke shkaktuar një seri incidentesh në lagje.


Gjatë ngjarjes, njëri prej qenve sulmoi rëndë një qen të racës dachshund, i cili më vonë u detyrua të eutanazohej për shkak të plagëve të marra.

Një 17-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndihmuar, u kafshua në këmbë, ndërsa një qen tjetër pësoi plagë të rënda në qafë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Autoritetet zbuluan gjithashtu shkelje serioze në lidhje me mbajtjen e kafshëve, duke konstatuar se qentë e Mendy nuk ishin të pajisur me mikroçipa identifikues, nuk kishin sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë civile dhe as vaksinat kundër tërbimit.

Prokuroria ka kërkuar një gjobë prej 1.200 eurosh për lëndime të lehta, ndërsa avokati i viktimës po kërkon një dënim me gjashtë muaj burg, duke argumentuar se rasti përbën neglizhencë të rëndë nga ana e futbollistit francez./Telegrafi/

telegrafi sport app