LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Dinamo Zagreb, Orsic është kthyer në sensacion: Klubet italiane vihen pas tij

Ylli i Dinamo Zagreb, Orsic është kthyer në sensacion: Klubet italiane vihen pas tij

Ylli i Dinamo Zagreb, Mislav Orsic që me golat e tij eliminoi Tottenham nga Liga e Evropës, duke shënuar het-trik ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali. 

Me këto tri gola ai ka shkuar në shifrën e pesë golave në 10 ndeshje të Ligës së Evropës këtë sezon, ndërsa ka 19 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat.


“Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në të gjitha garat për tre sezone, pavarësisht se nuk është sulmues, por anësor”.

“Het-triku ishte një sensacion i pabesueshëm, ai ishte aq i lumtur. E vërteta është, ai ka qenë duke bërë kaq mirë për një kohë, mos harroni sezonin e kaluar ai shënoi një het-trik në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas vitin e kaluar”, ka thënë agjenti Branko Hucika për Calciomercato.it.

Shumë nuk e mbajnë mend, por Orsic luajti në Itali te Spezia në sezonin 2013-14, në atë kohë në Serie B, duke bërë vetëm 11 paraqitje.

“Përvoja italiane ndihmoi, edhe pse ai meritonte të luante më shumë në Spezia. Në atë kohë ai ishte i ri, nuk e dinte gjuhën dhe duhej të mësonte për anën taktike të lojës së tyre, këto ishin justifikimet që iu thanë”.

“Unë jam në kontakt me disa klube italiane. Ai është 28 vjeç tani, sigurisht që nuk do t’i thonim jo kthimit në Itali”, deklaroi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori