eksperti ad

Këngëtari i njohur është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë qëndrimit të tij në këtë vend.

Dyshimet nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën në një barkë nën rrezet e diellit.


Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos, ku me nota ironike pyeste se kujt i janë vjedhur telefoni, portofoli dhe të gjitha sendet personale pikërisht në Spanjë.

Yll Limani/TikTok

Postimi ngjalli menjëherë reagime dhe pikëpyetje mes ndjekësve, të cilët nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje reale.

Sipas Prive By Liberta Spahiu, burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur vërtet.

Ylli mësohet se ka rënë pre e hajdutëve gjatë pushimeve, duke mbetur pa telefonin, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë.

Edhe pse një situatë e tillë mund të prishë pushimet e kujtdo, artisti ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në mënyrë sportive.

Mbi të gjitha, më e rëndësishmja është se ai është mirë me shëndet dhe po vazhdon të shijojë ditët e mbetura të pushimeve. /Telegrafi/


@ylllimanii kujt ja kane vjedh telefonat e kuletat e kejt senet n’Spanje, kuuuuuujt? 😍😍😍
♬ audio originale - cutie_eeditx