LAJMI I FUNDIT:

Yll Hoxha vazhdon me Feronikelin

Yll Hoxha vazhdon me Feronikelin

Yll Hoxha ka vendosur që ta vazhdojë kontratën me Feronikelin edhe për një vit.

Pas takimeve me kryetarin e ri t klubit, Naser Rama dhe nënkryetarin e parë Agim Kastrati, futbollisti Yll Hoxha ka vendosur të vazhdoj me Feronikelin edhe për një vit.


Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe kushtet që klubi ofron.

Yll Hoxha në aksion

Vlen të përmendet se Ylli është pjesë përbërëse e mesfushës së Feronikelit dhe bart fanellën me numrin 99.

Hoxha gjendet te Feronikeli tash e një vit.

Yll Hoxha kundër Prishtinës

Mesfushori prishtinas ka bërë karrierë edhe në Finlandë dhe Shqipëri.

Feronikeli është duke punuar që ta ngritë nivelin e skuadrës duke u përforcuar për pranverë. /Telegrafi/