LAJMI I FUNDIT:

Yjet që janë martuar menjëherë pas takimit të parë, japin disa këshilla të vlefshme

Yjet që janë martuar menjëherë pas takimit të parë, japin disa këshilla të vlefshme

Kushdo që martohet me dikë shumë shpejt na habit të gjithëve. Sepse jemi mësuar të dëgjojmë se kalojnë vite deri në vendimin e madh, por ndonjëherë nuk është e nevojshme të presësh

E tregojnë ato martesa dhe ata që e kanë pasur këtë fat, se janë finalizuar brenda një viti dhe një pjesë vazhdojnë të jenë të suksesshme edhe sot.

George Clooney dhe Amal Alamuddin, 5 muaj

George Clooney nuk është më burri që nuk i ecën në dashuri. Pas shumë marrëdhëniesh me gra të njohura, që gjithmonë prisheshin për faj të tij, më në fund është martuar. Clooney kuptoi që duhet ta linte gjuetinë kur njohu Amal Alamuddin.

Amal është një avokate libaneze-britanike me një karrierë dhe arritje impresionuese ne jete. Ndoshta frika e Clooney-t mos i ikte nga duart një grua kaq fantastike e bëri të vepronte shpejt dhe t’i kërkonte Amal-it të martoheshin vetëm 5 muaj pasi kishin nisur të dilnin bashkë dhe u martuan zyrtarisht një muaj para një vjetorit të njohjes.

Nicolas Cage dhe Alice Kim, 6 muaj

Nicolas Cage kishte pasur dy martesa jo të qeta para se të stabilizohej me kamerieren Alice Kim. Ai ka qenë i martuar me Patricia Arquette për gjashtë vjet dhe Lisa Marie Presley për 8 muaj (6 nga të cilët kaluar duke pritur përfundimin e procedurave të divorcit).

Prandaj është befasi që martesa me Kim ka zgjatur 11 vjet, pasi ata kishin vetëm dy muaj që njiheshin para fejesës dhe 6 muaj gjithsej para sesa të martoheshin. Cage është i lumtur me gruan 20 vjet më të re dhe Alice ndihet njëlloj si ai.

Mariah Carey dhe Nick Cannon, 2 muaj

Këngëtarja Mariah Carey merr atë që do dhe ajo donte aktorin Nick Cannon. Mariah dhe Nick u martuan vetëm dy muaj pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të saj “Bye, Bye”. Pse kaq urgjentisht? Ndoshta sepse Mariah këmbëngulte jo seks para martese.

Çifti ka dy djem binjakë Monroe dhe Moroçan. Ndoshta kënga që po regjistronte Mariah kur takoi Nick-un mund të ketë sjellë re, sepse në 2014-ën, Nick Cannon i tha bye bye marrëdhënies së tyre.

Lamar Odom dhe Khloe Kardashian, 1 muaj

Ishte pak e vështirë të qëndroje i informuar me ecurinë e kësaj marrëdhënie furtunë. Khloe Kardashian, e njohur nga një reality show dhe basketbollisti i talentuar, Lamar Odom, u martuan vetëm një muaj pasi ishin njohur.

U takuan në një festë për një shok skuadre të Odom-it Metta World Peace (po, ky është emri i tij i vërtetë). Martesa e tyre u shfaq në E! mjaft e sofistikuar për kohën e shkurtër që u planifikua. Pasi dëgjoi për shumë kohë gënjeshtrat e Odom-it ndërkohë që ai dilte me të tjera, Khloe më në fund kërkoi divorcin në 2013-ën.

Naya Rivera dhe Ryan Dorsey, 3 muaj

Aktori Ryan Dorsey kishte ngecur në “friend-zone” për disa vite para se të kalonte në një tjetër stad me aktoren Naya Rivera.

Ndjenjat duhet të kenë qenë të forta përderisa shkuan në altar vetëm tre muaj pas takimit të parë romantik.

Zoe Saldana dhe Marco Perego, 4 muaj

Aktorja Zoe Saldana ishte velur me aktorët e famshëm. Ajo citohet të ketë thënë “kam qenë atje, e kam provuar, e kam edhe një T-shirt”, kur revista Allure e ka pyetur për historitë me aktorët. Një artist italian me pamje pirati është më shumë tipi i saj.

Marco Perego është një ish-futbollist proefesionist i kthyer në artist që ka fituar zemrën e Saldana-s në vetëm katër muaj. Ata u martuan me një dasmë sekrete në qershor 2013. Dhe ajo nga Marco nuk ka marrë thjesht një T-shirt, por dy djem binjakë djem në 2014-ën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori