LAJMI I FUNDIT:

Yjet e “Friends” thyen heshtjen për vdekjen e Matthew Perryt, bëjnë një nderim emocional

Yjet e “Friends” thyen heshtjen për vdekjen e Matthew Perryt, bëjnë një nderim emocional

Pesë yjet, miqtë e Matthew Perry nga “Friends”, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të aktorit në moshën 54-vjeçare.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë të aktrimit. Ne jemi një familje”, thanë ata për “People”. “Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme.’, shkruan DailyMail.


Yjet vazhduan: “Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi”, vijon deklarata. “Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Mattyt, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Perry luajti në mënyrë të famshme si Chandler Bing në serialin popullor, së bashku me Aniston si Rachel, Cox si Monica, LeBlanc si Joey, Kudrow si Phoebe dhe Schwimmer si Ross.

Friends, i cili ndoqi jetën e gjashtë miqve në të 20-at e tyre që jetonin në New York, ishte një hit i madh në të gjithë globin kur u transmetua midis 1994 dhe 2004, dhe rishfaqjet mbeten ende jashtëzakonisht të njohura vite më vonë.

Të dielën, një burim i tha “Page Six” se kasti po ‘rrëmbehet” nga humbja e “vëllait” të tyre Matthew.

“Kastët po rrëmbehen nga humbja e vëllait të tyre, sepse ky ishte Matty, vëllai i tyre,” tha një burim i industrisë për median, duke shtuar: “Është thjesht shkatërruese”.

Perry u gjet nën ujë në vaskën e tij të nxehtë nga ndihmësi i tij, i cili ngriti kokën në përpjekje për t’i marrë pak ajër, kanë zbuluar reaguesit e parë.

Foto: Friends/Instagram

Por, në kohën kur Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles, mbërriti në shtëpinë e yllit të “Friends” në Pacific Palisades të shtunën dhe e nxorri atë nga xhakuzi, ai tashmë kishte vdekur. /Telegrafi/

Foto: Friends/Instagram
Foto: Friends/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori