LAJMI I FUNDIT:

Zaev pas takimit me Yee: Xhaferi është legjitim dhe legal

Zaev pas takimit me Yee: Xhaferi është legjitim dhe legal

Pasi përfundoi takimin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, Yee ka hyrë në takim me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në Klubin e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev lëshoi Kuvendin dhe u tha gazetarëve se do të ketë komunikatë. Ai ishte i shoqëruar nga Zëvendës kryetarja Radmilla Shekerinska dhe Sekretari i Përgjithshëm Oliver Spasovski.

Gjatë takimit Zoran Zaev me Yee tha se Xhaferi është legjitim.

“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me përkushtim dhe në periudhën vijuese do të angazhoheni në formimin e qeverisë së re reformuese”, tha ndër të tjera kryetari  i LSDM-së Zoran  Zaev.

Gruevski është i shoqëruar nga deputeti Vllatko Gjorçev.

Më parë Hoyt Yi u takua me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e ri të parlamentit, Talat Xhaferi. Yee dje u takua me përfaqësuesit e partive shqiptare.

Yee, sot në bazë të agjendës së ditës do të bëjë një deklaratë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori