LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi padit qeverinë amerikane, kërkon largimin nga lista e zezë

Xiaomi padit qeverinë amerikane, kërkon largimin nga lista e zezë

Xiaomi ka ngritur një proces gjyqësor kundër Departamentit të Mbrojtjes dhe Thesarit të SHBA.

Në një njoftim zyrtar të nënshkruar nga shefi i saj Lei Jun, firma vuri në dukje se vendimi i administratës amerikane për ta konsideruar atë një “kompani ushtarake kineze komuniste” ishte “e faktuar si e pasaktë”.

Kompania kineze i është lutur gjykatës së rrethit Columbia për të deklaruar vendimin të paligjshëm dhe ta anulojë atë.

Procesi gjyqësor ndjek deklaratën e mëparshme të Xiaomi më 15 janar, ku thuhej se përputhet me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Për të qenë të saktë, Xiaomi nuk është shtuar në të njëjtën listë të zezë si Huawei. Kjo e fundit është në një listë më të dëmshme të njësive amerikane, duke e ndaluar atë të bëjë biznes me kompani amerikane.

Xiaomi thuhet se i ka shkruar gjithashtu Sekretarit të Mbrojtjes të emëruar nga Biden, Lloyd Austin dhe Sekretarit të Thesarit, Janet Yellen, duke thënë se kufizimet e investimeve do t’i shkaktonin “dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm”.

Gjithsesi duhet pritur për të parë se si vazhdon çështja dhe nëse Xiaomi ka fat më të mirë me qeverinë Biden sesa kishte me administratën Trump.