LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi është duke zhvilluar një telefon me kamerë 48 megapikselë

Xiaomi është duke zhvilluar një telefon me kamerë 48 megapikselë

Pasi që Sony ka shfaqur një sensor kamere 48 megapikësh për telefon, më parë këtë vit, duket se gara me megapiksel po vazhdon edhe një herë për pajisjet mobile. Huawei me pajisjet më të fundit, Mate 20 dhe P20 Pro, kanë nga 40 megapikselë.

Rivali i tyre lokal, Xiaomi, po kërkon të shtyjë gjërat në një nivel të ri me një telefon që ka një kamerë të pasme prej 48 megapikselësh.


Drejtori ekzekutiv në Xiaomi, Lin Bin, postoi një fotografi në Weibo për atë që duket të jetë një telefon me një kamerë të pasme 48 megapikselë. Gjithashtu mund të shohim një blic të dyfishtë LED në imazh. Numri i lenteve nuk është i qartë nga kjo foto, kështu që mund të jetë ose një sistem i dyfishtë ose i trefishtë i kamerës.

Nuk ka informacione të mëtejshme në këtë pikë, përveç se do të lansohet në janar të vitit të ardhshëm. Bin shtoi se ai e ka përdorur këtë telefon për disa javë dhe mendon se nuk është “keq”.

Nëse kompania do të lansojë këtë telefon muajin e ardhshëm, ka shumë gjasa që të ketë telefonin e parë në botë me një kamera 48 megapikselë. Nëse do të përdorë sensorin Sony ose Samsung të kamerës 48MP, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori