LAJMI I FUNDIT:

Xhoxhaj nuk do të jetë në ‘Rio 2016’

Xhoxhaj nuk do të jetë në ‘Rio 2016’

Boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj, ka pësuar humbje në përballjen e tij të dytë në turneun botëror kualifikues për Lojërat Olimpike ‘Rio de Janeiro 2016’.

Ai të hënën në Baku të Azerbajxhanit u mposht me vendim unanim nga boksieri amerikan Cam F. Awesome, në përballjen e kategorisë deri 91 kilogramë, shkruan Koha Ditore.


Për Xhoxhajn, me humbjen e pësuar është shuar edhe shpresa për të arritur në ‘Rio 2016’.

Nga kategoria 91 kilogramë nga Baku vetëm i pari siguronte normën për në Rio. Xhoxhaj të shtunën në rrethin e parë kishte mposhtur një boksier nga India, por Awesome ishte tepër i fortë për të.

Xhoxhaj llogaritet shpresa më e madhe e Kosovës në boks.