LAJMI I FUNDIT:

Xhoxhaj ndien se është dëmtuar edhe në Turqi

Xhoxhaj ndien se është dëmtuar edhe në Turqi

Boksieri më i mirë i Kosovës, Armend Xhoxhaj, për humbjen prej boksierit nga Franca, Paul Omba Biongolo, i vë faj gjyqtarit në ring dhe atyre jashtë ringut.

Xhoxhaj ngul këmbë se ka qenë dukshëm më i mirë se kundërshtari në raundin e dytë dhe të tretë. Por si Xhoxhaj nuk menduan gjyqtarët të cilët unanimisht ia dhanë fitoren francezit me rezultat 3:0, shkruan sot Koha Ditore.


Lufta e Xhoxhajt ishte e vlefshme për 116 e finales në kategorinë deri 91 kilogramë, në turneun kualifikues evropian olimpik që po zhvillohet në Samsun të Turqisë. Xhoxhaj boksoi të dielën mbrëma.

“Meçi që e kisha të dielën ka qenë mjaft i fortë kundër një kundërshtari shumë të mirë. Raundin e parë e humba, kurse në dy të tjerët kam qenë shumë më i mirë se francezi. Por, në fund të meçit, pasi ra gongu ai vazhdoi të më godasë dhe unë me nervozizëm ia ktheva duke e goditur atë mbi duart e gjyqtarit dhe më duket se e godita edhe gjyqtarin. Dhe krejt në fund gjyqtari u desh që të dyve të na jepte vërejtje publike, por referi më dha vetëm mua, me të cilën vërejtje më humbi raundin e tretë dhe gjithë meçin. Kjo ishte e padrejtë që më bënë dhe nuk është hera e parë që dëmtohem nga referi dhe gjyqtarët anësorë, në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Xhoxhaj për gazetën kohaditore.

Xhoxhaj thotë se padrejtësi i kanë bërë edhe në të kaluarën, si në Lojërat Evropiane të vitit të kaluar në Baku të Azerbajxhanit. Ai qe eliminuar në çerekfinale.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori