LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e 21-të në Superligën e hendbollit, ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë

Xhiroja e 21-të në Superligën e hendbollit, ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë
(Foto: kosovahandball.info)

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Reklama

Luhet xhiroja e 21-të, ndërsa ndeshja e parë është ajo në mes të Kastriotit dhe Rahovecit. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Ferizaj. Si për Kastriotin ashtu edhe për Rahovecin ndeshja vlerësohet me rëndësi të madhe. Skuadrat synojnë ‘play-offin’, ndërsa aktualisht i kanë nga 19 pikë. Rahoveci është i katërti, kurse Vushtrria e pesta.

Të enjten janë dy ndeshjet tjera. Pas ndryshimeve që ka bërë në shtabin teknik, Prishtina e pret Vushtrrinë, nga ora 18:00. Prishtina synon fitore për t’iu afruar vendit të dytë, të cilin e ka humbur nga Trepça. Ndërkohë Vushtrrisë i duhen pikët për të mbetur në garë për ‘play-off’. Prishtina është e treta me 21 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 18.

Xhiroja mbyllet në Mitrovicë, të enjten nga ora 19:00. Takohen Trepça dhe Besa Famgas. Besa është lidere me 35 pikë, përkatësisht me17 fitore dhe një barazim. Trepça është e dyta me 24 pikë.

Mitrovicasit janë mobilizuar dhe presin përkrahje nga shikuesit për të ndalur vrullin e Besa Famgas.
Besa ka disa vjet që nuk njeh konkurrencë të vërtetë dhe ka mbledhur trofetë, shpesh duke mbyllur edicionin pa humbje. Por, te Trepça shpresojnë të rivalizojnë ekipin pejan në kryendeshjen e javës.


Në trend Sport

Më shumë
Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

Serie A
La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

La Liga më në fund miraton planin e qëndrueshmërisë, Barcelona tani ka drejt rinovimesh dhe transferimesh

La Liga
Abazi konfirmon ankesën në FFK: Presim fitore në tavolinë

Abazi konfirmon ankesën në FFK: Presim fitore në tavolinë

Superliga
“Një ditë shumë e vështirë për mua, ndjenjë trishtimi tek të gjithë”, Florentino Perez me super fjalim në lamtumirën e Benzemas

“Një ditë shumë e vështirë për mua, ndjenjë trishtimi tek të gjithë”, Florentino Perez me super fjalim në lamtumirën e Benzemas

La Liga
I gjithë fjalimi emocionues i Benzemas në lamtumirën e tij nga Real Madridi

I gjithë fjalimi emocionues i Benzemas në lamtumirën e tij nga Real Madridi

La Liga
Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Yjet e Milanit janë tërbuar pas shkarkimit të Maldinit ndaj drejtuesit

Serie A
Kalo në kategori