LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e 32-të në BKT Superligë nis me dy ndeshje, vëmendja në kryeqytet

Xhiro e 32-të në BKT Superligë nis me dy ndeshje, vëmendja në kryeqytet

Elita e futbollit kosovar do të fillojë me ndeshjet e xhiros së 32-të ku dy nga to janë në program për tu zhvilluar sot (e shtune).

BKT Superliga është futur në xhirot vendimtare ku tanimë po dihen thuajse fituesi i saj dhe dy skuadrat që do të bien direkt nga liga.


Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dukagjinin.

Dy skuadrat janë në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet mes Ulpianës dhe Gjilanit, me dy skuadrat që tanimë thuajse janë pa objektiva.

Lipjanasit vetëm ndonjë mrekulli i mbanë në ligë, derisa Gjilani e ka të sigurt daljen në Evropë. /Telegrafi/