S’ka asnjë dyshim: në aspektin territorial projekti i krijimit të shtetit xhihadist prej të vetëquajturit “Shteti Islamik” (ISIS) faktikisht ka dështuar. Terroristët e ISIS-it në muajt e fundit kanë pësuar një sërë humbjesh prej ushtrisë irakiane dhe “njësive popullore të mobilizuara” shiite, një aleancë kjo e forcave paraushtarake e organizuar nga Irani.
Vendimtare për këtë kthesë në luftën kundër terrorit të ISIS-it padyshim ishin sulmet masive nga ajri të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja; këto e hapën rrugën për shkatërrimin e Kalifatit të dëshiruar, edhe pse kjo u arrit duke pranuar dëmet fatale “kolaterale” në radhët e popullsisë civile. Me ripushtimin e qendrave të tij në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë tashmë është vulosur të paktën fizikisht fundi i kalifatit të IS-it në lindje të Arabisë.
Por, këto “suksese” nuk duhet të shpien në iluzionin, se humbja e kontrollit do të thotë edhe fundi i kësaj organizate ordinere terrori, qoftë në Irak apo edhe në mbarë botën. Një pjesë e madhe e xhihadistëve të IS-it ndërkohë kanë dalë në ilegalitet – dhe me sa duket mund të përgatitet për luftën e mundimshme guerrilase kundër pushtetit shtetëror në vendin e dy rrymave.
Edhe shumë xhihadistë duhet të jenë kthyer në Evropë ndërkohë. Disa prej tyre sigurisht që ndodhen nën survejim, por me gjasë disa prej tyre mund të jenë si një “minë me sahat”, që mund ta zhvendosin në qytetet perëndimore luftën e shenjtë.
Teologjikisht dhe në aspektin e historisë pseudo kalifati i ISIS-it nuk mund të legjitimohet as nga tekstet e njohurive bazë të Islamit.
Ideatori i këtij kalifati dhe i vetëquajturi (tashmë me sa duket ka ndërrur jetë) Kalifi Abu Bakr al-Baghdadi përfaqëson më shumë thyerje infantile civilizimi, teori të prapambetura shpëtimi dhe një sundim djallëzor i paparë ndonjëherë i tmerrit, që ka krijuar një brez të ri të xhihadistëve të shfrenuar e primitivë.
Edhe pse ideja e Shtetit Islamik ende jeton, rreziku i vërtetë i rilindjes së tij nuk argumentohet me atraktivitetin e ideologjisë së tij neofashiste, por me shkaqet sociale e politike të krijimit të tij, që vazhdojnë të ekzistojnë.
Sikurse dihet forcimi i ISIS-it është i lidhur ngushtë me shpërbërjen e shtetit në Irak dhe në Siri. Pa margjinalizimin dhe përndjekjen sistematike të sunitëve nga politika sektariane e ish-kryeministrit irakian Nuri al-Maliki dhe përmes milicëve shiitë të pakontrollueshëm predikuesit e terrorit të IS-it nuk do të kishin mund të gjenin mbështetje tek popullsia sunite.
Indinjata e sunitëve, dëshpërimi i tyre për shkak politikës së shtypjes në Irak dhe terrori i Assadit në Siri i hodhën ata në krahët e këtij sekti xhihadist. Kjo politikë anti-sunite në Irak dhe në Siri konsiderohet ndërkohë si zanafilla për lindjen e IS-it.
Për ta luftuar nga rrënjët problemin e xhihadizmit, aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë duhet t’u mundësojnë një perspektivë për të ardhmen e miliona sunitëve të mbetur pa atdhe mes Irakut dhe Sirisë. Ato duhet të punojnë, në mënyrë që sunitëve irakianë t’u jepet një përfaqësim i vërtetë në sistemin politik në Irakun e përçarë.
Për ta arritur këtë, duhet të shmanget influenca e Iranit në Irakun e sotëm. Paralelisht me këtë qeveria qendrore në Irak duhet të forcohet, për të parandaluar copëzimin e mëtejshëm në vend sipas modelit libanez.
Pa ndryshime thelbësore në konstelacionet e konflikteve në Lindjen e Mesme IS nuk mund të mposhtet përfundimisht – as përmes punës sensibilizuese dhe programeve parandaluese, sado që këto janë menduara mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën