Këngëtarja Xhesika Ndoj ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Vamos Bailar” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me Marcus Marchado, transmeton Telegrafi.

Kënga është me muzikë dhe orkestrim nga Gramos Kozelit ndërsa me tekst nga vetë këngëtarja.

Në videon e kësaj kënge të realizuar nga produksioni “Max Production”, Xhesika vjen shumë joshëse duke ekspozuar format e saj seksi.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares ishte ai në bashkëpunim me ish banorin e “Big Brother Albania”, Ardit Celepia, të titulluar “Loca loca”. /Telegrafi/