Megjithëse rezultoi suksesshëm, bashkëpunimi mes Xhensila Myrtezajt dhe reperit Mozzik hasi në disa probleme.

Pasi “Ama dorën” arriti dy milionë klikime në kanalin “Youtube”, u hoq nga aty dhe ende nuk është kthyer, transmeton Telegrafi.


Xhensila ka sqaruar publikun përmes rrjeteve sociale se logoja e Digitalb e shfaqur në hyrje të klipit ishte asyeja që “Youtube” ka ndaluar videoklipin sepse sipas tyre shfaqja e reklamave në video është në kundërshtim me rregullat.

Pasi procesi i rikthimit pa logon do të zgjasë akoma dyshja kanë vendosur që ta publikojnë videoklipin nga fillimi pa dy milion klikimet e arritura.

Videoklipi është ri publikuar mbrëmë me 14 tetor, dhe deri më tani ka arritur rreth 11 mijë klikime. /Telegrafi/