LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e Allajbegisë në Dibër, drejt restaurimit

Xhamia e Allajbegisë në Dibër, drejt restaurimit

Xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë, e ndodhur, në fshatin Burim të Dibrës, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat.


Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë. Xhamija përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareje dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti.

Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike.

Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndërsa në murrin verior ndodhen vetëm në një rresht.

Xhamija e Allajbegisë përfaqëson një monument me rëndësi kombëtare i shpallur në vitin 1970 monument kulture i kategorisë së parë. /ATA/