LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Kemi eksperiencën për të shkruar historinë, e dimë çfarë mund të bëjë Franca

Xhaka: Kemi eksperiencën për të shkruar historinë, e dimë çfarë mund të bëjë Franca

Granit Xhaka është deklaruar për sfidën ndaj Francës në kuadër të 1/8 e finales së Euro 2020.

Zvira takohet me Les Blues nesër (e hënë) nga ora 21:00, e që do të shpresojnë që të kalojnë në çerekfinale.


Mesfushori shqiptar që përfaqëson Helvetikët ka thënë se ata kanë shumë përvojë dhe duan të shkruajnë historinë.

“Në tre edicionet e fundit jemi eliminuar në fazën e 1/8-ave, por këtë herë duam t’i shkojmë deri në fund kompeticionit dhe në skuadër kemi eksperiencën e duhur për të shkruar historinë”, ka thënë Xhaka.

“Jemi të qetë dhe të relaksuar, pasi e dimë mirë që nëse japim 100 %-shin tonë, mund të bëjmë diçka të madhe, ndonëse Franca mbetet favoritja e madhe”.

“I njoh mirë Pogban dhe Kanten nga kampionati anglez dhe janë futbollistë shumë cilësorë. Pogba ka cilësi të mëdha dhe mund të vendosë i vetëm një ndeshje, ndërsa Kante është shumë i mirë në lojën pa top, por edhe atë me top. Megjithatë ne nuk do të fokusohemi te këta të dy lojtarë, por te Franca në tërësi, pasi ata kanë shumë futbollistë cilësorë”, ka shtuar më tej mesfushori.

Zvicra dhe Franca takohen në Arena Nationala në Bukuresht, e që do të jetë një sfidë mjaftë interesante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori