LAJMI I FUNDIT:

Xhaka është i dëshpëruar, por është stërvitur normalisht me skuadrën

Xhaka është i dëshpëruar, por është stërvitur normalisht me skuadrën
Unai Emery, Granit Xhaka (Foto: Getty Images/Guliver)

Në konferencën për shtyp të të martës, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur lidhur me gjendjen e Granit Xhakës pas situatës së krijuar të dielën gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace.

“Nuk është e lehtë për të dhe për skuadrën. Ai është dëshpëruar, i dëshpëruar dhe i pikëlluar. Kemi biseduar dje (e hënë) dhe po ashtu kam folur të dielën mbrëma”.


“Këtë mëngjes (e martë), ai është stërvitur normalisht me skuadrën, por është i dëshpëruar dhe i pikëlluar për situatën. Përkushtimi i tij ndaj klubit është gjithmonë i përkushtim i madh. Ai dëshiron të ndihmojë”.

Emery e lë të paqartë nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit
Lexo po ashtu Emery e lë të paqartë nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit

“Sjellja e tij ishte e përsosur në stërvitje, me skuadrën dhe me klubin. Ai e di se ka gabuar. Ka gabuar dhe e ndjen thellë në brendi. Mirëpo, është diçka normale për një njeri. Secili lojtar ka nevojë për mbështetjen e tifozëve”.

Granit Xhaka (Foto: Screenshot/Twitter)

“Mbështetni ata, mbështeteni skuadrën. Kemi folur dhe kemi folur shumë rreth kësaj. Duhet ta kuptojmë, edhe kur të kemi ndeshje të mira dhe momente të mira, ata na duartrokasin dhe jemi shumë të lumtur”.

“Por, kur jemi në momente të vështira ose kur marrim ndonjë kritikë, duhet të jemi po ashtu të fortë dhe ta dimë dhe ta kuptojmë se duhet të luajmë me atë presion. Është puna jonë, është obligimi ynë, ndërsa tifozët janë gjëja më e rëndësishme në jetën tonë. Sepse po të mos kishte tifozë, nuk ka njerëz pas nesh, nuk ka arsye për të luajtur futbollin profesionist pa tifozë”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/