LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Suedia mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

Xhaferi: Suedia mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

Republika e Maqedonisë do të marrë mbështetje nga Mbretëria e Suedisë në përpjekjet që të bëhet pjesë e BE-së. Nevojitet bashkëpunim i i rritur dypalësh në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivel të pushtetit ekzekutiv dhe parlamentar të dy vendeve, u konstatua në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ministres suedeze të Punëve të Jashtme, Margot Valstrom, të realizuar në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, njofton AIM.

“Në takim me ministren e Punëve të Jashtme, këmbyem mendime për nevojën nga intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin midis dy shteteve dhe dy ministrive. Ata e realizuan qëndrimin dhe përcaktimin për ta mbështetur Maqedoninë në përpjekjet për anëtarësim në BE. Gjithashtu riafirmuan edhe projekte të cilat ishin ndërprerë, ndërsa janë në drejtim të mbështetjes bilaterale të Maqedonisë si SIDA – projekt për bashkëpunim në kontekst të BE-së”, deklaroi Xhaferi pas takimit.

Ai potencoi se me Valstrom i kanë konstatuar nevojat për thellimin e mëtutjeshëm të komunikimit në të gjitha nivelet, veçanërisht, siç tha, komunikimin parlamentar dhe ekzekutiv.

Ministrja suedeze, Valstrom e përshëndeti mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve lokale, me të cilat, siç tha, e ka treguar gatishmërinë për stabilizim dhe demokratizim të vendit. E ka përshëndetur edhe përkushtimin e vendit në zbatimin e proceseve reformuese edhe në pajtim me Planin 3-6-9, si dhe përpjekjet që kjo të bëhet ndaj parimeve të gjithëpërfshirjes dhe partneritetit të të gjitha shoqërive dhe faktorëve politik.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë kishte audiencë te mbreti Karl Gustav XVI, me të cilin gjithashtu konstatuan nevojë nga intensifikimi i bashkëpunimit të Maqedonisë dhe të Suedisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Lajme
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
Surroi: Ka probleme më të mëdha sesa Asociacioni

Surroi: Ka probleme më të mëdha sesa Asociacioni

Politikë
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
Partia e zv.kryeministres së Spanjës kërkon njohjen e Kosovës

Partia e zv.kryeministres së Spanjës kërkon njohjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori