LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme dhe e natyrshme e shoqërisë sonë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dërguar një mesazh urimi në rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Xhaferi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e komunitetit rom në kulturën dhe diversitetin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot shënojmë një ditë të veçantë për komunitetin rom në Maqedoninë e Veriut. Urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve! Kjo është një rast për të përshëndetur traditën dhe kulturën e pasur të romëve, një nga komunitetet më të vjetra në vendin tonë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.


Xhaferi ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes për bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqëri, duke përmendur sfidat dhe problemet që prekin komunitetin rom dhe nevojën për të bashkuar për ti përballuar ato.

“Kultura e mirënjohur e komunitetit rom pasuron diversitetin tonë kombëtar dhe ne si vend jemi krenarë për këtë. Së bashku, duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane për barazi dhe respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë”, përfundon kryeministri Xhaferi në mesazhin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori