LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Popescu: Rumania mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike

Xhaferi-Popescu: Rumania mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike
????????????????????????????????????

Pas ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s, në Senatin e Rumanisë, Kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takime të larta bilaterale prej të cilave e para ishte me kryetarin e Senatit të Rumanisë, Călin Popescu-Tăriceanu.


Siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, mikpritësi i uroi mirëseardhje të ngrohtë kryetarit Xhaferi dhe njëkohësisht drejtoi urime për Republikën e Maqedonisë së Veriut për përparimin dhe proceset e rrumbullakuara reformuese. Ai theksoi se vendimi i sotëm unanim i Senatit për mbështetjen e anëtarësimit të vendit tonë në aleancën edhe njëherë e konfirmon angazhimin e fuqishëm të Rumanisë, që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës dhe të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, sidomos gjatë periudhës së kryesimit me Këshillin e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit,  Talat Xhaferi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Senatit të Rumanisë, mbështetje e cila sot u vulos me votimin unanim për ratifikimin e Protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO. Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e konsideron Rumaninë për vend mik i cili mund të kontribuojë në këmbimin e përvojave dhe ekspertizave në drejtim të përgjegjësive ndaj NATO-s si vend anëtar dhe në drejtim të procesit të fillimit të negociatave me BE-në.

Ndërsa në takimin me nënkryetarin e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Rumanisë, Florin Iordache, vëmendje e veçantë iu përkushtua përforcimit të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral ndërmjet Rumanisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënkryetari Iordache theksoi se takimin e sheh si një nxitje për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy vendeve, i cili karakterizohet me shkallë të lartë të miqësisë dhe dialogut konstruktiv. Kryetari Xhaferi nënvizoi se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy parlamenteve duhet të vazhdojë edhe në të ardhme dhe potencoi se gjithmonë ekziston hapësirë për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, sidomos në nivel të Grupeve parlamentare për bashkëpunim në të dy parlamentet. Ai falënderoi për mbështetjen që e pranojmë nga Rumania dhe e informoi nënkryetarin Iordache për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-medieve, të rinjve dhe sportit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori