Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, konsideron se nuk ka bazë për procedurë kundër deputetit Pavle Bogoevski, e cila është nën kompetencë të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit çdo herë kur duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe Rregullores, është i detyruar të marrë masa konkrete dhe aktivitete që janë në pajtim me kompetencat e tij. Në këtë moment nuk ka asnjë bazë për procedurë të tillë. Kryetari i Kuvendit pret që institucionet kompetente të veprojnë në mënyrë efikase dhe të zbardhin rastin deri në fund”, thonë nga kabineti i Xhaferit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkojnë dorëheqje nga deputeti Pavle Bogoevski dhe paralajmëruan se do të dorëzojnë iniciativë për marrjen e imunitetit.

Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi (Foto) Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi (Foto)

“Bogoevski ka pranuar se në mënyrë joligjore ka blerë substanca narkotike dhe e ka shkelur ligjin. Siç e dëgjuam në përgjim, Bogoevski ka blerë kokainë, ndërsa pyesim nëse ai ka legjitimitet që të vendosë në emër të populli”, deklaroi deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska.

Pas publikimit të incizimit dhe pranimit nga Bogoevski se është zëri i tij, në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta duke kërkuar dorëheqjen e tij./Telegrafi/