LAJMI I FUNDIT:

Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi (Foto)

Bogoevski: Në audio-incizim nuk blej kokainë, por vaj kanabisi (Foto)

Deputeti nga radhët e LSDM-së Pavle Bogoevski pas publikimit të audio-incizimit ku akuzohet se porositën kokainë, në rrjetin social ‘Facebook’ pranoi se në video është zëri i tij, por se nuk blen kokainë, por vaj kanabisi për përdorim mjekësor për një person të afërt të tij.

Ai thotë se këtë e ka bërë tashmë disa muaj dhe se do të vazhdojë ta bëjë derisa është e nevojshme, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Dje një rrjet social rus kishte publikuar audio, ku autori e quajti ‘BOMBË’ dhe ku thotë se unë bëj porosi për kokainë. Në rrjetet sociale tona, së pari u shpërnda nga propaganda në ‘Twitter’ të OBRM-PDUKM-së dhe nga portalet e afërta të tyre”, shkruan Bogoevski.

Ai pranon se edhe pse kjo substancë është e ndaluar ai do të vazhdojë ta bëjë derisa është e nevojshme.

“S’kam asnjë qëllim të bëhem i shenjtë, as aktroj se jam i befasuar që kundërshtari im politik zgjodhi pikërisht kështu të më sulmojë. Por se kam ndërmend të arsyetohem për jetën time private. Në këtë ‘BOMBË’ nuk ka dokordim të krimeve milionëshe dhe as kurdisje në zgjedhore dhe por gjëra për jetën time private që në këtë rast kanë dalë prej konteksti”, shkruan Bogoevski.

Ai bën thirrje që shërbimet më seriozisht ta hetojnë këtë rast dhe thotë se duhet lehtësojmë rregullativën ligjore për përdorimin mjekësor të kanabisit dhe ta dekriminalizojmë përdorimin e saj. “Përkrahje për njerëzit që po zvarriten nëpër gjykata për shkak se prodhojnë vaj për të sëmurë”, shkruan në fund deputeti Bogoevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori