LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Maqedonia ndërton shoqëri të vërtetë multikulturore dhe multietnike

Xhaferi: Maqedonia ndërton shoqëri të vërtetë multikulturore dhe multietnike

“Shteti im, Republika e Maqedonisë, sot ndërton shoqëri të vërtetë multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale, në të cilën nëpërmjet përfshirjes së diversiteteve, krijojmë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të çdo individi dhe të çdo bashkësie etnike”, theksoi në fjalimin e tij kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili e kryeson delegacionin parlamentar të Asamblesë së Unionit Interparlamentar (UIP) në Shën Petërburg.

Xhaferi tha se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe dialogut në vitin 2001 Maqedonia arriti të evitojë përplasje më të mëdha ushtarake midis dy bashkësive më të mëdha etnike dhe se pikërisht jotoleranca dhe përpjekjet për imponimin e ekskluzivitetit të një bashkësie mbi tjetrën, të një kulture mbi tjetrën, si edhe përhapja e jotolerancës fetare, sollën deri te konfliktet e mëdha ushtarake në vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Dhe, të qartësoj, ai ekskluzivitet dhe ajo, thënë butë, jotolerancë ndaj tjetrit, ndaj të ndryshmit, nuk ndërlidhej me bashkësi të caktuar etnike por për elita politike konkrete. Megjithatë, jam i bindur se të gjithë ne, në kuadër të shteteve tona si edhe në nivel të rajonit, mësuam se diversiteti kulturor, etnik, gjuhësor ose fetar, duhet të respektohet dhe nevojitet përfshirje e tërësishme në rast se duam të sigurojmë stabilitet dhe zhvillim të çdo shteti veçmas dhe të rajonit në tërësi”, tha Xhaferi.

“Tani është momenti kur na nevojitet më shumë se çdoherë dialogu, dhe bashkëpunimi, që të mundemi të ballafaqohemi me sukses me këto sfida. Në atë dialog dhe bashkëpunim, duhet të përfshihen të gjitha institucionet nacionale dhe ndërkombëtare, si edhe sektori joqeveritar, në rast se me të vërtetë dëshirojmë të ballafaqohemi me sukses me këto sfida dhe gjatë kësaj, t’i respektojmë principet dhe standardet e të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, para pjesëmarrësve në UIP në Shën Petërburg.

Xhaferi e kryeson delegacionin parlamentar në përbërje të së cilit janë deputetët Rexhail Ismaili, Jovan Mitreski, Juliana Nikollova dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori