Xhaferi kërkon respektimin e procedurave në arrestimin e deputetëve (Video)


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me arrestimet e sotme të dhjetëra personave në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, mes të cilëve ka edhe deputet.
Xhaferi tha se nuk është i informuar tërësisht me ngjarjet në vend dhe kërkoi të respektohen të gjitha procedurat, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Duke mos pasur të gjitha informatat, mendoj që kompetencat e Prokurorisë janë të padiskutueshme, mirëpo nën kontenkst të nenit 64 të Kushtetutës dhe ligjit 53 dhe 59 të Rregullores së Kuvendit, mendoj se ka pengesë në zbatimin e procedurave", tha mes tjerash Xhaferi.
Ai më tej tha se deputeti nuk mund të privohet nga liria, pa urdhër gjyqësor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































