LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp teston veçorinë interesante për video-thirrjet

WhatsApp teston veçorinë interesante për video-thirrjet

WhatsApp tashmë ju lejon të shikoni një video në YouTube në modalitetin Picture-in-Picture dhe ky funksionalitet mund të jetë i disponueshëm për video-thirrjet në platformë.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta-s po teston shtimin e këtij modaliteti (PiP) për aplikacionin e tij iOS.

WABetaInfo, i njohur për mbajtjen e një gjurmimi të veçorive të WhatsApp ka bërë të ditur se modaliteti PiP për video thirrjet është duke u testuar si pjesë e WhatsApp për versionin beta të iOS 22.24.0.79. Nuk ka detaje nëse po ndodh e njëjta për Android.

Me këtë, ju do të jeni në gjendje të bisedoni me njerëzit në video-thirrje WhatsApp dhe të njëjtën kohë të shikoni aplikacione të tjera, njësoj siç mund të bëni kur shikoni video në YouTube në modalitetin PiP.

Reklama
Reklama

Kjo do ta bëjë më të lehtë kryerjen e shumë detyrave.

Aktualisht, thjesht mund të shikoni bisedat e tjera në WhatsApp derisa jeni në një video-telefonatë. Modaliteti PiP do të aktivizohet nëse dilni nga aplikacioni WhatsApp gjatë një video-telefonate.

Modaliteti PiP për video-thirrjet në WhatsApp thuhet se është i disponueshëm për përdoruesit me iOS 15 e lart. Megjithatë, raporti sugjeron se funksioni aktualisht kërkon të paktën iOS 16. /Telegrafi/