LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp prezanton funksionin e ndarjes së ekranit gjatë video telefonatave

WhatsApp prezanton funksionin e ndarjes së ekranit gjatë video telefonatave

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura për të bërë video thirrje dhe ofron një listë mjaft solide të veçorive, por përdoruesit e tij ende nuk mund të ndajnë ekranin e pajisjeve të tyre me njerëzit me të cilët po flasin.

Reklama

Megjithatë, edhe kjo do të ndryshojë.

WEBetainfo shkruan se funksioni i ndarjes së ekranit gjatë video thirrjeve u vjen së shpejti përdoruesve dhe aktivizohet duke prekur një ikonë të re në menunë e kontrollit të thirrjeve.

“WhatsApp do të ketë qasje në të gjitha informacionet që janë të dukshme në ekranin tuaj ose që shfaqen në pajisje gjatë regjistrimit ose transmetimit. Kjo përfshin informacione të tilla si fjalëkalimet, detajet e pagesës, fotot, mesazhet dhe audion që transmetohet”, thuhet në paralajmërim që shoqëron funksionin e ri.

Në këtë mënyrë, WhatsApp kap hapin me Zoom dhe Microsoft Teams, të cilët tashmë kanë funksionin e përmendur.

Ndarja e ekranit është e dobishme në situata të tilla si prezantimet gjatë takimeve të punës, por mund të përdoret për mbështetje teknike si dhe për ndihmë reciproke midis anëtarëve të familjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

iPhone 15 Pro Max vs Samsung Galaxy S23 Ultra, kush i mbijetoi testit të rënies?

Teknologji
CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

Teknologji
Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Prezantohet Nokia XR21 Limited Edition, HDM Global filloi prodhimin në Evropë

Teknologji
Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

Teknologji
Google Pixel 8 “prezantohet” dy ditë para datës zyrtare

Google Pixel 8 “prezantohet” dy ditë para datës zyrtare

Teknologji
Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Teknologji
Kalo në kategori