LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp po bën shumë përmirësime – zbulohen tetë prej tyre

WhatsApp po bën shumë përmirësime – zbulohen tetë prej tyre

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë lajme rreth veçorive që WhatsApp po teston në beta për Android, iOS dhe desktop.

Tani ju sjellim listën e plotë të veçorive që janë në punë. Disa prej tyre janë në fazat fillestare, ndërsa të tjerat janë në një fazë të avancuar zhvillimi.


Disa prej tyre pritet që së shpejti të bëhen të disponueshme për publikun e gjerë.

– Për të gjithë përdoruesit e biznesit, të cilët instalojnë versionin më të fundit të WhatsApp Business për Android dhe iOS, janë të disponueshme veçori të reja: ndërfaqe e re për pajisjet e lidhura, gjurmimi i reklamave dhe riorganizimi i koleksionit.

– WhatsApp po ridizajnon aplikacionin për Windows duke shtuar një shirit të ri anësor për aplikacionet, ku mund të qasen lehtësisht përditësimet e statusit, bisedat, cilësimet dhe profili i përdoruesit. Është gjithashtu e mundur t’i përgjigjeni përditësimeve të statusit nga këtu.

– Përdoruesit e biznesit marrin gjithashtu një skedë mjetesh që zëvendëson skedën e vjetër të kamerës në versionin më të fundit beta për WhatsApp Business.

– WhatsApp beta gjithashtu zbaton disa risi për përpunimin e mesazheve – mesazhet e redaktuara do të shënohen si “Edituar” dhe WhatsApp do t’u lejojë përdoruesve deri në 15 minuta të modifikojnë mesazhin pas dërgimit.

– App Store ka marrë një përditësim që lejon reagimin ndaj ndryshimeve të statusit dhe ky opsion është i disponueshëm për pothuajse të gjithë përdoruesit.

– Përdoruesit në platformën iOS 16 mund të rieditojnë mesazhet me tekst duke përdorur shkurtore të reja të formatimit të tekstit brenda menysë së veprimit të tekstit.

– Ndryshime të vogla në reagime po vijnë: deri në katër reagime do të shfaqen në flluskat e bisedës për ata përdorues që instalojnë WhatsApp beta për Android 2.22.22.12.

– Disa përdorues do të jenë në gjendje të fusin një lidhje me faqeshënuesit kur të ndajnë përditësimin e statusit të tyre. /Telegrafi/