LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë

WhatsApp me përditësimin e fundit lejon dërgimin e fotove me rezolucion më të lartë

Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes WhatsApp është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre.

Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës, të paktën sa i përket aspektit të rezolucionit të ulët, është paksa vonë, por “fotot HD” më në fund kanë arritur.


Në “gjuhën” e WhatsApp, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692. Por për çfarëdo arsye, opsioni “standard” i kualitetit do jetë akoma në dispozicion, e cila secilën fotografi do ta ulë në përmasat 1600 x 1052m, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

WhatsApp finally lets you send higher quality photos

Rezolucioni është një gjë, ndërsa “ngjeshja” është krejt tjetër gjë – dhe WhatsApp informatat për të dytën i ka mbajtur të fshehura, duke mos zbuluar se sa “ngjeshje” do të zbatojë tek fotografitë “HD”, por së paku ato do të kenë rezolucion më të lartë, gjë që do t’i bëjë të duken më mirë.

Tani është integruar një ikonë e re HD, dhe kur ju e shtypni atë ju do mund do të keni mundësi të zgjidhni midis dy paracaktimeve të cilësisë së lartpërmendur. Të gjitha imazhet do të jenë ende të koduara nga fundi në fund, pavarësisht nëse janë HD ose jo.

Veçoria e re ka filluar të shpërndahet tek përdoruesit e WhatsApp, por se do marrë disa javë deri sa të arrijë tek të gjithë. Pas kësaj, së shpejti do të pasojë edhe mbështetja për video “HD”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori