Madje edhe vokalët më të fuqishëm e kanë të vështirë të këndojnë hitet e Freddie Mercuryt, prandaj është vështirë ta besosh se Kanye West do ta merrte guximin të këndonte njërën prej këngëve të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Glastonbury, reperi amerikan u përpoq që ta këndonte “Bohemian Rhapsody”, por doli shumë keq.


Performanca e tij do të ishte akoma më e keqe po të mos ishte ndihmuar nga vokalët përcjellës dhe publiku që i dinte të gjitha vargjet e këngës.

Në ndërkohë, nëpër internet kanë filluar të bëhen videomontazhe për t’u tallur me West.

Në njërën prej tyre, teksa Kanye këndon, Mercury shfaqet duke qeshur.

E krejt në fund, ju ftojmë ta dëgjoni një version live të “Queen” të këtij hiti të pavdekshëm, teksa Freddie luan edhe në piano. /Telegrafi/